Zyrtare: Alain Giresse trajneri i ri i Kosovës

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës, ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës në futboll, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për trajnerin francez, Alain Giresse, i cili nga sot do ta marrë drejtimin e Dardanëve.

Prezantimi i Giresse u bë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën.

Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kosovën.

Ndryshe, Giresse si trajner për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.

Trajneri francezi ka folur fjalët e para si trajner i ri i Kosovës, teksa ka treguar për miqësinë e tij me Fadil Vokrrin.

“Desha t’ju përshëndes të gjithëve në këtë konferencë time të parë. Sot po zyrtarizohet detyra ime si përzgjedhës i Kosovës”, ka thënë fillimisht Giresse.

“Të flasim se si rrodhi puna që unë të vij këtu. Në jetë të gjithë e kemi të kaluarën tonë”.

“Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”, përfundoi Giresse.

Të ngjashme