Zyrtare: Armando Sadiku prezantohet te skuadra e Legias së Varshavës

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 19:57 | Nga

Armando Sadiku është zyrtarisht një futbollist i Legias së Varshavës.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zhvilluar sot paradite vizitat e detyrueshme mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.Sadiku udhëtoi drejt Varshavës dhe kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, duke i kaluar me sukses.

Më pas, ai ishte në ambientet e klubit ku në praninë e drejtuesve nënshkroi kontratën tre vjeçare me skuadrën e tij të re.

Nuk është bërë ende e ditur se cila është shifra që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, i cili ishte nën kontratë me Zyrihun. Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme