Zyrtare: Asllani lojtari më i ri i Interit

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Interit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi.

Gjatë ditës së djeshme, mesfushori përfundoi me sukses testet mjekësore, ndërsa sot ai u zyrtarizua nga klubi.

Shqiptari thuhet se ka firmosur për pesë vitet e ardhshme me ‘Nerazzurrët’, kontratë nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.

Ndërsa, shuma që Interi ka paguar Empolit për mesfushorin është 14 milionë euro.

Të ngjashme