Zyrtare: Barcelona transferon “Ronaldon e ri”, Francisco Trincao

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e talentit portugez, Francisco Trincao nga Braga.

Gjatë të enjtes filluan lajmet për një interesim të Barcelonës për sulmuesin e talentuar portugez, Trincao.

Nuk ka vonuar shumë dhe Barcelona ka arritur të mbyll me sukses transferimin e “Ronaldos së ri” nga Brega.

Është vet klubi katalunas që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare transferimin e 20-vjeçarit.

“FC Barcelona dhe SC Braga kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Francisco Trincao, i cili do të bashkohet me klubin më 1 korrik 2020”.

“Pagesa e transferimit është 31 milion euro dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024/25 me një klauzolë blerëse prej 500 milion eurosh”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme