Zyrtare: Blendi Baftiu përforcon Dritën

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Drita ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato.

Një nga lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës viteve të fundit, Blendi Baftiu ka vendosur të transferohet te Drita.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensivë, Baftiu.

Baftiu do të jetë te Drita me një kontratë 2+1 vjeçare.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë.

Blend Baftiu bardh e kaltërFC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA.Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës.Blend Baftiu ka zhvilluar 121 parqitje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe Pjesë e FC Prishtina.

FC DRITA

Të ngjashme