Zyrtare: Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Spanjë në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për këtë muaj nesër në mbrëmje.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë nikoqir të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.

Ndeshja mes Kosovës dhe “Furisë së Kuqe” do të zhvillohet në kuadër të grupit B eliminator për “Katar 2022” nga ora 20:45.

Ndërkaq, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë skocezi Bobby Madden, i asistuar nga David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.

Ndërkaq, në VAR do të jenë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme