Zyrtare: Caktohet data e fillimit të sezonit të ri në Serie A

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Sezoni 2020-2021 i Serie A nuk do të nisë më 12 shtator siç u përfol fillimisht, por një javë më vonë, më 19 shtator.

Zyrtarizimi ka ardhur nga Liga Italiane e Futbollit, një vendim ky që u jep 7 ditë më shumë kohë skuadrave të kampionatit italian për t’u përgatitur për edicionin e ri futbollistik.

Pas diskutimeve të shumta mes Ligës së Futbollit, Federatës Italiane dhe klubeve të Serie A, u arrit akordi që kampionati i ardhshëm të startojë më 19 shtator.

Disa prej skuadrave më të mëdha si Juventusi, Milani, Lazio e Atalanta dëshironin që kampionati i ri të niste më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por gjuha e përbashkët u gjet për 19 shtatorin.

Të ngjashme