Zyrtare: Cedric Soares i bashkohet Interit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht Inter ka kryer transferimin e yllit të Southampton, Cedric Soares.

Reprezentuesi portugez, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, do ta luaj pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.

Cedric Soares kaloi nga Southampton tek Inter, për shumën e 0.5 milionë eurove, në formë huazimi, raporton “BBC Sport”, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane, sipas marrëveshjes, ka të drejtë ta blejë lojtarin në fund të sezonit, për 11 milionë euro.

Cedric ka luajtur më shumë se 100 ndeshje dhe ka shënuar dy herë që prej kalimit të tij në Southampton në vitin 2015.

Portugezi pritet ta zë vendin e të lënduarit Sime Vrsaljko i cili ka pësuar një lëndim që do ta mbaj gjatë jashtë fushës së blertë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme