Zyrtare: Correa zgjat kontratën me Atletico Madridin

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Angel Correa e ka zgjatur kontratën me Atletico Madridin.

Në njoftimin e klubit nga Madridi thuhet se Correa ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026.

Klubet angleze kishin shprehur interesim për argjentinasin, por që i njëjti ka vendosur që të qëndroj edhe më tutje në Madrid.

Correa me Atleticon ka zhvilluar 305 paraqitje, teksa ka shënuar 53 gola dhe ka asistuar 51 të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme