Zyrtare: Coutinho në Barcelonë për 160 milionë euro

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 22:40 | Nga

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me Liverpool për transferimin e Philippe Coutinho.

Sulmuesi brazilian tanimë është zyrtarisht lojtar i klubit katalan.

“Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonë. Gjiganti spanjoll po ashtu ka konfirmuar se Coutinho ka nënshkruar kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për 5 sezone tjera, si dhe do të ketë një klauzolë 400 milionë euro.

Në orët në vazhdim, Barça do të njoftojë për detajet e mbërritjes së lojtarit dhe prezantimit të tij. Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpool plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme