Zyrtare: Dardan Berisha ka një klub të ri

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 09:28 | Nga

Dardan Berisha është transferuar zyrtarisht në Polfarmex Kutno.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës ka nënshkruar me klubin polak.

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

“Polfarmex Kutno ka shuter të ri në ekip”, thuhet në njoftimin e klubit.

Berisha në edicionin e kaluar i ndihmoi Sigal Prishtinës të triumfojë në kampionatin e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme