Zyrtare: Data kur do të zhvillohet derbi në mes të Interit e Milanit

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 17:32 | Nga

Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit do të luhet më 4 prill në orën 18:30.

Të gjitha ndeshjet e ditës së dielë më 4 mars u anuluan pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Këto ndeshje do të luhen të martën më 3 prill dhe të mërkurën më 4 prill, por derbi u la jashtë liste në pritje të orarit të Milanit për në Europa League.

Tani që Rossonerët janë eliminuar nga europa, është konfirmuar se ata do të përballen me Interin në San Siro të mërkurën më 4 prill në orën 18:30.

Këto ndeshje do të luhen të gjitha herët në mënyrë që të shmangen përplasjet me Ligën e Kampionëve.

Java 27

E martë 3 Prill

Atalanta-Sampdoria (18:30)
Genoa-Cagliari (18:30)
Udinese-Fiorentina (18:30)

E mërkurë 4 Prill

Benevento-Verona (17:00)
Chievo-Sassuolo (18:30)
Torino-Crotone (18:30)
Milan-Inter (18:30)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme