Zyrtare: De Jong te Sevilla

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi holandez, Luuk de Jong, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Sevillën.

28 vjeçari i cili më parë kishte luajtur te Borussia Monchengladbach dhe Newcastle United, ka shkëlqyer tek PSV Eindhoven që kur u kthye në Holandë më 2014.

“Jam shumë i lumtur që ta kem këtë shans të pabesueshëm. Është një hap i madh për mua. Shpresoj që të mund të jem i rëndësishëm për klubin dhe ta shijoj kohën aty”, ka thënë De Jong pas ardhjes te andaluzianët.

“Kam parë shumë ndeshje në La Liga, dhe i di arritjet evropiane të Sevillës të cilat janë të pabesueshme. Për mua, pas pesë vjetësh te PSV-ja, ky është një hap i madh. Por ky është një klub i madh në një garë të pabesueshme, në një ligë të pabesueshme”.

“Kur kthej kokën prapa në karrierën time, mendoj që jam në formën më të mirë tani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme