Zyrtare: Dënohet Neymar

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një lajm aspak i mirë për sulmuesin brazilian Neymar.

Federata e Futbollit të Francës, ka vendosur ta dënojë me tri ndeshje mos lojë 27 vjeçarin, për sulmin ndaj tifozit në finalen e Kupës.

PSG është mposhtur në finale të Kupës së Francës nga Rennes, dhe pas ndeshjes Neymar është kapur me një tifoz.

Braziliani gjatë rrugës për të tërhequr medaljen, kishte qëlluar një tifoz.

Ky veprim i tij është sanksionuar me tri ndeshje mos lojë. Ky dënim do të rritet edhe për dy ndeshje tjera, nëse ai përsëritë këtë në të ardhmen.

Neymar po ashtu është i dënuar me tri ndeshje mos lojë edhe në Ligën e Kampionëve, për komentet e bëra në Instagram pas ndeshjes PSG – Manchester United.

Të ngjashme