Zyrtare: Drita nënshkruan me Almir Ajzerajn

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

FC Drita sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj, i cili vjen nga Skënderbeu.

Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për Dritën drejt qëllimeve për kreun e renditjes.

Ai luan në krahë të sulmit, por me Skënderbeun nuk kishte minuta sa ka pritur.

Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 , ndërsa në Kosovë ka luajtur për Ramiz Sadikun, Flamurtarin dhe Ballkanin.

Drita i ka uruar mirëseardhje duke besuar që së bashku me lojtarin do t’i arrijnë objektivat. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme