Zyrtare: Dy javët e ardhshme në La Liga zhvillohen me dyer të mbyllura

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Dy javët e ardhshme në La Liga do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur shtëpia numër një e futbollit spanjoll përmes një komunikate dërguar klubeve të Primera Divisionit spanjoll dhe Segunda Division.

Skuadra që do të pësojë më së shumti është Real Madridi, pasi në të xhirot “galaktikët” do të jenë në cilësinë e vendasit.

Më poshtë edhe javët respektive në elitën e futbollit në Spanjë.

Kujtojmë se momentalisht në renditjen tabelare kryeson Barcelona me 58 pikë, dy më shumë se Real Madridi, që në fundjavë humbi nga Real Betisi, 2-1.

Të ngjashme