Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Etrit Berisha edhe zyrtarisht është larguar nga Atalanta.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë do të vazhdoj të qëndroj në Serie A, por tani tek skuadra e Spal.

30-vjeçari e kishte humbur pozitën e titullarit te Atalanta dhe kjo ishte arsyeja e largimit nga Bergamo.

Berisha i është bashkuar Spalit si huazim me detyrim blerje sapo të arrihet një numër i caktuar i ndeshjeve.

Prishtinasi ishte në tri vitet e fundit pjesë e Atalantës, ndërsa më parë ka mbrojtur edhe për Lazion, Kalmarin dhe 2 Korrikun.

Skuadra italiane Spal e ka prezantuar Berishën dhe janë shprehur të lumtur që kanë marrë reprezentuesin shqiptar në radhët e veta. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme