Zyrtare: Federata e Spanjës e dënon Messin

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është pezulluar me dy ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Spanjës, për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Kjo nënkupton se Messi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornellas në Kupën e Mbretit dhe kundër Elches në La Liga.

Messi u përjashtua direkt me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletic Club për shkak se e goditi Asier Villalibren me forcë të tepruar në përpjekje për t’i hapur vetes rrugë përpara gjatë një aksioni të skuadrës së tij në çastet e fundit të kohës shtesë në Sevillë.

Argjentinasi u ndëshkua vetëm ndërhyrjes së VAR-it, pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e kishte parë incidentin.

Por dënimi i kapitenit të gjigantit katalonas ka mundur të ishte pezullim me të paktën katër ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme