Zyrtare: Fisnik Rugova i bashkohet KB Rahovecit

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku e nisi edhe karrierën.

Kjo është njoftuar para disa orësh nga KB Prishtina në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Kurse, nuk ka vonuar shumë dhe është bërë i ditur edhe klubi ku do ta vazhdojë karrierën.

Fisnik Rugova do të jetë pjesë e KB Rahovecit nga edicioni i ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi në Facebook.

“Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme” – thuhej në postimin e prezantimit të Rugovës.

Të ngjashme