Zyrtare: Gjilani firmos me Prognin

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Gjilan, 26 Korrik 2019- SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djatht, Gerhard Progni.

Gerhard Progni i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djathtë.
Këmba e tij e preferuar është e djathta. I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zingjir të skuadrës nga Tirana Gerhard Progni i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djathtë.

Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skëndërbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Gerhard Progni gjithashtu karrierë kishte bërë edhe jashtë Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek e cila ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.
Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skëndërbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemtë e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellën e kuq e zinjve.

Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgatitjet parasezonale.

Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgatitjet parasezonale nga Mavrova.




Të ngjashme