Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Jackson Ferreira

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm.

Klubi gjilanas ka paralajmëruar edhe shumë përforcime, pasi ditë më parë ka liruar 10 lojtarë.

“Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore”.

Ai ka qenë në të kaluarën pjesë e shumë klubeve në Brazil dhe Greqi”.

“SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani arriti ta sigurojë Superligën përmes ndeshjes së barazhit./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme