Zyrtare: Hysaj nënshkruan kontratë të re, klauzolë marramendëse

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 21:51 | Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij, Napolin.

Ai tashmë ka nënshkruar kontratë të re e cila do ta mbaj në Napoli deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Sa i takon pagës së futbollistit, Corriere thotë se kontrata e re përcakton një shifër që varion nga 1.6 deri në 2.3 milionë euro në sezon, në varësi të rendimentit të lojtarit në fushë.

Klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme