Zyrtare: Idriz Voca kalon te Ankaragucu

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka nënshkruar me klubin e elitës turke, MKE Ankaragucu duke lënë Luzernin.

Lojtari në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratën e tij që do ta mbajë të lidhur me klubin për dy vite me opsion edhe për një vit tjetër.

Idriz Voca ka pozuar së bashku me presidentin e klubit, Fatih Mert dhe anëtarët e tjerë të bordit në objektet e klubit në Bestepe.

Mesfushori ka shprehur kënaqësinë e tij që ka kaluar në këtë klub, duke thënë se do ta jap maksimumin.

“Më bën krenarë fakti që do të jem pjesë e një klubi të mirë organizuar dhe të suksesshëm si Ankaragucu. Unë jam i lumtur që do t’i shërbej një komuniteti si Ankaragucu”.

“Unë do të punoj me të gjitha forcat e mia që të vesh fanellën kaltër e verdhë dhe do të kontribuoj që ekipi im të paraqitet sa më mirë. Si kosovar jam i lumtur që do të luaj në Turqi”, ka thënë lojtari.

23-vjeçar luan në pozicionin e mesfushës, ndërsa ka bërë karrierë te Luzerni.

Të ngjashme