ZYRTARE: Ilir Daja, trajner i ri i Ballkanit

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, me ç’rast vendimi u mor pas mbledhjes së stafit drejtues. Daja ka qenë më herët trajner i skuadrës FK Partizani nga Tirana. Ndërkohë, Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.

“Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij. Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit”, thuhet në komunikatë.

“Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, thuhet më tej.

Të ngjashme