Zyrtare: kombëtares gjermane i pensionohet edhe një yll

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 12:57 | Nga

Lukas Podolski është pensionuar nga kombëtarja gjermane.

Sulmuesi i Galatasarayit ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në arenën ndërkombëtare me kombëtaren gjermane.

Podolski është njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje në kombëtaren gjermane, 129 ndeshje të luajtura.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Bayernit gjendet në vendin e tretë për nga golat e shënura, me 48 gjithsej, teksa para tij gjenden vetëm Miroslav Klose (71) dhe Gerd Muller (68).

Ky pensioni i Podolskit vjen pas pensionimeve paraprake të dy yjeve tjera, Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger.

podolski

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme