Zyrtare: Korenica prezantohet te Ballkani

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Meriton Korenica është transferimi i radhës i Ballkanit, që e ka filluar fuqishëm këtë afat kalimtar.

Klubi nga Theranda e ka fituar garën me shumë klube të tjera në Superligë për ta siguruar mesfushorin sulmues.

“Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkanit. Tani e tutje fantazive të tij me topin do t’i gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë. Mirësevjen Korenica, kemi punë për të bërë”, ka shkruar faqja zyrtare.

Korenica ka lënë Prishtinën për tu bashkuar me Ballkanin në aventurën e re.

Ai më parë ka luajtur për Rahovecin, Lirinë, Shkëndijën e Tetovës dhe Metarlugun e Shkupit.

Të dashur tifozë 😆💪Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkani-tTani e tutje fantazive të tijë me…

Gepostet von FC Ballkani am Mittwoch, 26. August 2020

Të ngjashme