Zyrtare: Kosova merr përgjigjen nga FIFA për Berishën

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 13:04 | Nga

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka marrë përgjigje pozitive nga FIFA për Përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, i cili ka konfirmuar se lojtari në fjalë mund të luajë me skuadrën e Albert Bunjakut.

Por, Berisha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Turqisë më 12 nëntor për shkak të angazhimit në kampionatin australian me skuadrën e tij, Melbourne.

Megjithatë, Berisha do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Islandës, ndeshje e cila zhvillohet në marsin e vitit 2017.

Të ngjashme