Zyrtare: Kryeministri francez merr vendim për mbylljen e kampionatit në Ligue 1 dhe Ligue 2

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ka mbaruar sezoni 2019-20 për Ligue 1 dhe Ligue 2, ka njoftuar kryeministri i Francës, Edouard Philippe.

Tani mbetet e paqartë se çfarë do të thotë kjo për klubet që janë ende në garë në Ligën e Kampionëve.

Pandemia e coronavirusit detyroi që të mbyllen të gjitha sportet me 12 marsit në të gjithë botën, por aktualisht shumë vende po mendojnë për tu rikthyer.

Franca i është bashkuar Holandës, Belgjikës dhe Argjentinës, duke njoftuar se sezoni 2019-20 tashmë ka mbaruar dhe nuk do të përpiqen të kthehen në verë.

“Sezoni 2019-20 nuk mund të vazhdojë”.

“Nuk mund të ketë ngjarje të mëdha sportive, veçanërisht futboll, para shtatorit, edhe pas dyerve të mbyllura”, njoftoi lryeministri Filippe këtë pasdite.

Mbetet për tu parë se si kjo do të ndikojë në klubet që janë ende në garë në Ligën e Kampionëve, si Olympique Lyonnais dhe PSG.

PSG ka kaluar në çerekfinale duke e eliminuar Borussia Dortmundin.

Lyon në anën tjetër ka fituar në ndeshjen e parë 1-0 në shtëpi dhe ndeshja kthyese ka mbetur të zhvillohet në Torino.

Nëse Liga e Kampionëve përmbyllet në gusht, mbetet të shihet se a do të lejohet Lyon dhe Paris Saint-Germain të garojnë në një terren neutral.

Sa i përket kampionatit tashmë drejtuesve të federatës do tu mbetet të marrin vendime.

Të ngjashme