Zyrtare: Lazaro lë Interin për tu bashkuar me Newcastlen

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Newcastle United e kanë konfirmuar huazimin e Valentino Lazaros nga Interi për gjashtë muajt e ardhshëm. 

23-vjeçari, i cili kryesisht luan në krahun e djathtë, ishte bashkuar me Interin nga Hertha Berlin, afatin kalimtar të kaluar.

Lazaro e ka nisur karrierën te RB Salzburg, ndërsa ka 28 paraqitje dhe tri gola me Austrinë.

View image on Twitter

Ai do të veshë fanellën me numër 23 te Newcastle dhe është blerja e dytë e klubit në afatin kalimtar të janarit, pas Nabil Bentaleb, i cili u bashkua nga Schalke 04.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe nuk mund të pres që të takoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të dal në fushën e stërvitjes dhe shpresoj të marrë shumë fitore në të ardhmen”, ka thënë Lazaro.

Edhe trajneri Steve Bruce u shpreh i lumtur me ardhjen e futbollistit të Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme