Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan me Dinamo Zagrebin, deri në fund të sezonit mbetet te Lokomotiva

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

GNK Dinamo ka arritur marrëveshje dhe janë sqaruar të gjitha detajet për transferimin e Lirim Kastratit në Maksimir.

Futbollisti anësor, njëherësh përfaqësues i Kosovës, do të qëndrojë deri në verë në formë huazimi te Lokomotiva dhe më pas do t’i bashkohet Dinamos së Zagrebit, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

“Prej se kam ardhur në Kroaci, kam shpresuar që një ditë të luaj për Dinamon”.

Kastrati do të vazhdojë të luajë te Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit (Foto: Twitter/NK Lokomotiva Zagreb)

“Tash kjo dëshirë më është plotësuar. Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë marrë pjesën në realizmin e kësaj dhe që më kanë mundësuar të jem pjesëtar i institucionit më të madh të futbollit në këto hapësira”, ka thënë më tej Kastrati pas nënshkrimit të marrëveshjes pesëvjeçare me klubin e ri.

Ky është një hap i madh në karrierën e Kastratit, i cili nga sezoni i ardhshëm do ta bartë fanellën e gjigantit kroat të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme