Zyrtare: Llapi ia vazhdon kontratën qendërmbrojtësit Prençi

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi Elvis Prençi e ka vazhduar kontratën e Llapin për edhe një vit tjetër.

Llapi njofton në faqen e vet zyrtare në Facebook se ia ka vazhduar kontratën për edhe një vit tjetër Elvis Prençit.

Prençi, i cili u transferua te Llapi në janar, do ta veshë fanellën e klubit nga Superliga për një sezon tjetër të plotë.

“Kontratën edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar qendërmbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi i cili ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.

Ai kishte pasur oferta nga klubet tjera, por Llapi ka vendosur të mos e lëshojë të paktën për edhe një vit tjetër, sepse dëshiron ta ruajë stabilitetin në mbrojtje.

Prençi në sezonin e fundit me Llapin ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar i padiskutueshëm, teksa ka realizuar edhe një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme