Zyrtare: Maldini ngrihet në detyrë në Milan

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Milani e ka ngritur zyrtarisht në detyrë legjendën Paolo Maldini, i cili nga tani do ta ketë rolin e drejtorit teknik.

Para kësaj detyre të re, Paolo Maldini e kryente detyrën e drejtorit të strategjisë sportive dhe zhvillimit. Megjithatë, largimi i Leonardos ia ka mundësuar atij ta marrë një rol më të madh në bordin drejtues të Milanit.

“Paolo është mishërimi i vlerave dhe cilësisë që ne dëshirojmë t’i kemi në klubin tonë. Jam i lumtur që e kemi atë. Me të, ne do të jetë në gjendje ta ndërtojmë një klub modern, të formuar nga profesionistë të cilësisë së lartë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis.

“Ky do të jetë një rrugëtim të cilin do ta bëjmë së bashku për t’i arritur qëllimet tona sfiduese dhe tunduese. Për ta realizuar projektin tonë duhet energji e madhe dhe përkushtim”.

“Unë besoj se Paolo do të jetë në gjendje ta transmetojë përvojën, vizionin dhe lidershipin e tij. Paolo është një pjesë e rëndësishme e Milanit dhe ai e di rrugën drejt suksesit. Ai do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë”.

50-vjeçari i bëri 902 paraqitje për kuqezinjtë mes viteve 1985 dhe 2009, duke i fituar 26 trofe gjatë asaj kohe.

Tani ai do të punojë përkrah Gazidisit dhe ish-bashkëlojtarit të tij në Milan, Zvonimir Boban, i cili është emëruar në pozitën e zyrtarit kryesor për futboll.

Milani pritet t’i emërojë Ricky Massara dhe Marco Giampaolon në pozitat e drejtorit sportiv dhe të trajnerit së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme