Zyrtare: Manchester Unitedi e transferon edhe një lojtar tjetër

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 15:44 | Nga

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht e ka transferuar mbrojtësin e Portos, Diogo Dalot.

19-vjeçari i Portugalisë i është bashkuar Manchester Unitedit në bazë të një marrëveshjeje katërvjeçare me opsion për edhe një vit shtesë, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti anglez nuk ka e ka zbuluar shumën e paguar për transferimin e tij.

“T’i bashkohem Manchester Unitedit është një mundësi e pabesueshme. Nuk kam mundur t’i them jo mundësisë për t’u bashkuar një klubi kaq të madh”, ka thënë Dalot.

Ndërkohë, dje Unitedi e kompletoi marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian Fred nga Shakhtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme