Zyrtare: Mikaile Tmusic lë Prishtinën për Podgoricën

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mikaile Tmusic ka ndërruar ambient duke nënshkruar me një skuadër të re.

Fundori tashmë është prezantuar te skuadra malazeze, KK Podgorica.

Të kujtojmë se, Tmusic ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti për dy vite.

Ndërsa, më parë në Superligën e Kosovës djersiti fanellën e Bashkimit.

Tmusic, është nga Mali i Zi, por prindërit e tij janë të lindur në Kosovë, dhe kjo ka bërë që ai të vesh fanellën e Kosovës.

Të ngjashme