Zyrtare: Milani e shet Suson

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Sevilla njoftoi zyrtarisht blerjen e kartonin të Susos nga Milani, që u bë e detyrueshme pas kualifikimit të skuadrës andaluze në Champions për sezonin e ardhshëm.

Sevilla e mbylli sezonin në La Liga në vendin e katërt dhe edicionin 2020/21 do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Suso ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me Sevillën.

“Sevilla ka ushtruar mundësinë e blerjes së Susos, lojtari bëhet pjesë e klubit tonë për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Marrëveshja e arritur në janar mes Milanit dhe klubit spanjoll parashikonte huazimin e futbollistit për 18 muaj me të drejtën e blerjes.

Vetë Suso e kishte zbuluar më parë se pjesëmarrja në Champions do të ndryshonte skenarët duke e bërë atë pronë të kuqebardhëve që këtë verë. 

Të ngjashme