Zyrtare: Milani konfirmon transferimin e Tomorit

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Milani ka konfirmuar zyrtarisht se ka ushtruar mundësinë për të blerë mbrojtësin Fikayo Tomori me një marrëveshje të përhershme.

Klubi kuqezi është i interesuar të përforcohet edhe më shumë pasi është rikthyer pas shumë viteve në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet dinjitoze në Ligën e Kampionëve, por edhe rivalizimi i titullit në Serie A kanë bërë që drejtuesit të mendojnë për transferimi.

Kështu, Milani ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se ka blerë përfundimisht mbrojtësin Fikayo Tomori nga Chelsea.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë ushtrimin e opsionit për transferimin e përhershëm të Oluëafikayomi Oluëadamilola Tomori nga Chelsea”.

“Mbrojtësi anglez, i cili bëri 22 paraqitje dhe shënoi një gol gjatë sezonit të kaluar, do të vazhdojë të luajë me Klubin deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Tomorit thuhet se i ka kushtuar 25 milionë funte apo 29 milionë euro Milanit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme