Zyrtare: Milani shkarkon Zvonimir Bobanin

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Milani ka njoftuar se ka shkarkuar Zvonimir Bobanin, derisa ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në skuadër.

Në mediat italian ishte raportuar ditë më parë se drejtori do të shkarkohej dhe ky vendim zyrtarisht ka hyr sot në fuqi.

Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka falënderuar legjendën e klubit për punën që ka bërë në skuadër.

“Duam ta falënderojmë Zvonen për përkushtimin e tij në këta nëntë muaj në klub dhe i dëshirojmë atij suksese në të ardhmen e tij”, ka thënë ai.

“Tani duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshjet tona që na vijnë. Stefano Pioli dhe stafi i tij janë duke bërë punë të mirë dhe jemi duke i përmirësuar paraqitjet e tona”.

Boban kritikohej për punën që po e bënte në klub dhe në skuadër, andaj edhe pasoi shkarkimi i tij. /Telegrafi/


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme