Zyrtare: Ndeshja kthyese Liverpool-RB Leipzig zhvillohet në Hungari

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka njoftuar zyrtarisht lokacionin për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe RB Leipzig.

Liverpool dhe RB Leipzig janë kundërshtar në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre u mbyll me fitoren 2-0 të Reds.

Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme dhe tashmë UEFA ka vendosur lokacionin për këtë ndeshje.

Ashtu sikurse ndeshja e parë, edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

“Ndeshja e dytë mes Liverpoolit dhe RB Leipzig do të zhvillohet në Budapest, Hungari”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndryshe, ky ndërrim lokacioni vjen shkaku i rregullave të vendosura nga shtetet e ndryshme evropiane në lidhje me COVID-19.

Të ngjashme