Zyrtare: Neuer vazhdon kontratën me Bayernin

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka nënshkruar kontratën e re që do të mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2023.

34-vjeçari ka bërë 375 paraqitje për klubin që kur iu bashkua nga Schalke në verën e vitit 2011. Ai i ka ndihmuar Bavarezët që të fitojnë 18 trofe, përfshirë shtatë Bundesliga, pesë Kupa të Gjermanisë dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2013.

Neuer po ashtu ka bërë edhe 92 paraqitje për Gjermaninë, derisa ishte pjesë e skuadrës që fituan Kupën e Botës në vitin 2014.

“Manuel është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë”, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.

Muajin e kaluar, Neuer përgënjeshtroi mediat gjermane se po kërkonte pesë vite kontratë që të qëndronte te Bayernin dhe duket se do të përfundojë tani karrierë aty.

Të ngjashme