Zyrtare: Nevil Dede emërohet trajner i ri i Tiranës

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Klubi më i madh nga Shqipëria, Tirana ka njoftuar se ka emëruar Nevil Deden trajner të ri të skuadrës.

Tirana gjatë të enjtes ka njoftuar se ka shkarkuar nga posti i trajnerit nigerianin Emmanuel Egbo, pas rezultateve te dobëta në fillim të këtij sezoni.

Egbo bëri që Tirana ta fitojë titullin kampion sezonin e kaluar pas shumë viteve, por fillimi i dobët këtë sezon dhe eliminimi nga Kupa bën që drejtuesit ta shkarkojnë atë.

Sot (e premte) Tirana ka njoftuar emërimin e trajneri të ri dhe ai është legjenda e klubit, Nevil Dede.

“Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të bankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede”.

“I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve”.

“Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të radhës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme