Zyrtare: Pas Ozilit nga Gjermania largohet ylli tjetër

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 17:50 | Nga

Pas tërheqjes së Mesut Ozilit nga Kombëtarja gjermane dhe skandalit që shpërtheu pas akuzave të tij për racizëm në skuadër, tashmë një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën 4-herë kampionëve të Botës.

Bëhet fjalë pikërisht për Mario Gomezin, i cili e ka mbyllur aventurën e tij në futbollin ndërkombëtar.

33-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë në dekadën e fundit, duke shënuar 31 gola në 78 paraqitje me fanellën e përfaqësueses gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme