Zyrtare: Patrick Viera prezantohet si trajner i Crystal Palaces

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Crystal Palace ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Patrick Vieiran.

Trajneri francez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me The Eagles, bëhet ë ditur nga klubi anglez.

Vieira në vitin 2018 mori drejtimin e klubit nga Ligue 1, Nice, duke u plasuar në atë edicion në vendin e shtatë.

Në sezonin 2019/20, ai e dërgoi klubin në vendin e pestë, duke e kualifikuar në Ligën e Evropës.

Kështu, Crystal Palace arriti marrëveshje me Vieiran, e që është zëvendësues i Roy Hodgson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme