Zyrtare: Pogba në United

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 09:33 | Nga

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Paul Pogba nga Juventus për rekord 110 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsion për një edicion tjetër, ka njoftuar klubi nga “Old Trafford”. Pogba, 23-vjeç, kaloi katër sezone në Juventus ku bëri 124 paraqitje dhe realizoi 28 gola.

Ai iu bashkua “Bianconerëve” nga Manchester United më 2012. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Manchester United. Ky klub gjithmonë kishte një vend special në zemrën time dhe mezi pres të punoj me Jose Mourinhon”, deklaroi Pogba për faqen zyrtare të klubit.

“Por, më duhet të them se kam kujtime shumë të mira nga Juventus me futbollistë që i konsideroj si shokë. Por, mendoj se ishte momenti i duhur për t’u kthyer në Old Trafford. Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj para tifozëve dhe mezi pres të kontribuoj në ekip. Ky është klubi i duhur për mua që t’i arrij të gjitha që i dëshiroj në futboll”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme