Zyrtare: Sadat Pajaziti trajner i Vëllaznimit

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Sadat Pajaziti do të jetë trajner i ri i skuadrës gjakovare, Vëllaznimi për edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Të dielën, Pajaziti është prezantuar në ambientet e klubit “kuqezi”, ndërsa lajmi është bërë zyrtar në faqen e klubit në “Facebook”, transmeton KTV.

“Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti, arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit. Pajaziti do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e garave 2019-2020”, shkruhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Pajaziti në të kaluarën në Kosovë, ka drejtuar edhe skuadrat si Drenica, e dy klubet gjilanase, Drita dhe Gjilani.

Të ngjashme