Zyrtare: Serie A rikthehet më 20 qershor

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Liga italiane Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.

Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.

Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë, raporton goal.com.

Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjelli probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.

Të ngjashme