Zyrtare: Serie A bëhet me president të ri më në fund

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 15:12 | Nga

Gaetano Miccicche edhe zyrtarisht është konfirmuar president i ri i kampionatit elitar italian, Lega Serie A, pasi fitoi përkrahje unanime nga të gjitha 20 klubet.

Serie A ka qenë pa president për më shumë se një vit, pasi Maurizio Beretta dha dorëheqje në mars të vitit 2017.

Në 12 muajt pasues përpjekjet e panumërta për ta zgjedhur presidentin e ri patën dështuar, së pari me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio dhe pastaj presidentin e Komitetit Kombëtar Olimpik të Italisë, Giovanni Malago, që ishin detyruar të merrnin rolin e presidentit në detyrë të Serie A.

Sidoqoftë, Miccicche u emërua dje presidenti i ri i Serie A duke e fituar votën e të gjitha 20 klubeve të kampionatit elitar italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme