Zyrtare: Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Prishtina – Ballkani

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

E gjithë vëmendja e futbolldashësve të futbollit të Kosovës sot (e diel) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në kryeqytet, sonte, do të zhvillohet kryendeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Kjo super-sfidë ka zgjuar vëmendjen e opinionit të futbollit, derisa në tempullin “Fadil Vokrri” na pret një ndeshje e “zjarrtë” – sikurse në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna.

Klubi i Prishtinës tashmë e ka dhënë një përditësim të ri për punën e biletave.

Si rrallëherë, klubi kryeqytetas ka njoftuar janë shitur të gjitha biletat për këtë super-derbi.

Të ngjashme