ZYRTARE: Shqipëria konfirmon miqësoren e radhës

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale.

Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Kjo ishte “dhurata për tifozët” në prag të vitit të ri, sa i përket rikthimit të Kombëtares.

Të ngjashme