Zyrtare: Shtyhen ndeshjet Inter–Getafe dhe Sevilla– Roma

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjet e Ligës së Evropës Inter – Getafe dhe Sevilla Roma janë shtyrë për një datë të papërcaktuar, për shkak të kufizimeve në udhëtim që autoritetet spanjolle i kanë vendosur.

Getafe duhej të udhëtonte drejt Milanos për t’u përballur me Interin në San Siro të enjten, në ndeshjen e rundit të 16 më të mirëve në këtë garë, ndërsa Roma drejt Spanjës për t’u përballur me Sevillën, transmeton Gazeta Express.

Zhvillimi i këtyre ndeshjeve dukej në dyshim serioz pasi qeveria spanjolle i anuloi të gjitha fluturimet drejt dhe prej Italisë, si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet në Sevilla refuzuan t’i japin leje aeroplanit të Romës për t’u futur në vend, për zhvillimin e ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, ndërsa Getafe refuzoi të udhëtonte drejt Italisë për t’u ballafaquar me Interin në San Siro.

UEFA ka njoftuar se të dy ndeshjet janë shtyrë zyrtarisht.

Këto janë dy ndeshjet e para që shtyhen nga UEFA si pasojë e koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme