Zyrtare: Spanja publikon listën e lojtarëve për ndeshje ndaj Shqipërisë (Foto)

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:21 | Nga

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Spanja gjatë muajin tetor do t’i luaj dy takime kualifikuese në kuadër të Grupit G, ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.

Kështu, trajneri i kombëtares iberike, Julien Lopetegui ka publikuar listën zyrtare për këto dy ndeshje.

Trajneri spanjoll ka ftuar plot 25 futbollistë për këto dy ndeshje, ku nuk vërehet ndonjë befasi në grumbullimin e lojtarëve.

Ndeshjen e parë Spanja e luan në shtëpi ndaj kombëtares së Shqipërisë me datë 6 tetor, ndërsa me 9 tetor udhëton drejt Izraelit.

Listën me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje e ka publikuar edhe trajneri italian i Shqipërisë, Christian Panucci.

Lojtarët e ftuar nga Lopetegui: 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme